Vjen lajmi i mirë për Barcelonën, Ansu Fati kthehet në stërvitje

Një lajm i mirë ka ardhur së fundmi për ekipin e Barcelonës teksa një nga talentet më premtues të skuadrës është rikthyer në stërvitje me grupin pas shumë kohësh i dëmtuar.

Klubi katalunas ka postuar një foto të talentit duke treguar se ai i është bashkuar skuadrës në stërvitje.

Spanjolli ishte jashtë fushave për 290 ditë, si pasojë e një lëndimi në gju. Fati pritet të performojë nga mesi i muajit shtator, menjëherë pas pushimit të kombëtareve, ndërsa Barcelona shpreson që ai të jetë gati për ndeshjen me Sevillan. /albeu.com/


Shtuar 24.08.2021 16:15