Teuta ka kryer goditjen e radhës në merkaton e dimrit, duke prezantuar sulmuesin argjentinas, Rodrigo Fatus.
Ashtu siç e paralajmëroi “Panorama Sport”, 23-vjeçari është bërë pjesë e ekipit durrsak pasi e mbylli me klubin e Olanços.
Më parë ai ka shkëlqyer dhe në Malin e Zi me skuadrat Jezeros dhe Petrovaç.
Fatus është bashkuar menjëherë me skuadrën në mënyrë që të jetë gati për takimin e parë të këtij viti kundër Partizanit.
/panoramasport/
View this post on Instagram