Në paraqitjen e tij të parë zyrtare për Barcelonën, Vitor Roque solli disa momente emocionuese edhe pse luajti me vetëm 12 minuta të mbetura në ndeshjen e Las Palmas.
18-vjeçari krijoi dhe humbi disa raste të mira, duke përfshirë një nga afërsia që mund ta kishte mbyllur ndeshjen.
Pavarësisht se siguroi tre pikë dhe fitoren e tij të parë me fanellën e Blaugranës, i riu dukej i mërzitur pasi nuk shënoi gol në debutimin e tij.
Kapiteni Sergi Roberto u pa duke i dhënë brazilianit një përqafim inkurajues në dhomën e zhveshjes për t’i ngritur humorin e tij.
Lojtari është pritur mirë nga grupin dhe pritet që në ndeshjet në vijim të tregojë kualitetin e tij. /Telegrafi/
Sueño hecho realidad ? pic.twitter.com/tGO1u9mLzJ
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) January 5, 2024