Vitor Roque: Barcelona ishte ëndrra e familjes sime dhe e fëmijërisë

Vitor Roque mbërriti sot në Barcelonë për të hedhur zyrtarisht hapat e tij të parë si lojtari i ri i skuadrës spanjolle me fanellën katalanase, duke iu nënshtruar testeve mjekësore dhe duke u përpjekur të njihet me strukturat në të cilat do të punojë.

Njoftimi për blerjen e kartonit të tij daton që në korrikun e kaluar, por ishte vendimi i klubit spanjoll që ai të vinte në Katalonjë në fund të vitit. Ai do të ketë një kontratë me Barcelonën deri në 30 qershor të vitit 2031, një marrëveshje pothuajse e pafundme 7-vjeçare që me shpresat e klubit do ta bëjë atë një nga personat e imazhit të klubit.

“Jam shumë i lumtur. Është një ëndërr e realizuar. Dua të mësoj sa më shumë me të gjithë grupin, të argëtohem dhe dua gjithmonë të shënoj gola. Ishte një ëndërr e fëmijërisë sime dhe e familjes. Të jem këtu sot thjesht më bën të dëshiroj të fitoj sa më shumë dhe të jem në gjendje të ndihmoj në çfardo mënyre të jetë e mundur skuadrën”, tha sulmuesi brazilian. /abcnews.al


Shtuar 27.12.2023 17:01