“Gjithçka që dua për Krishtlindje je ti”, Vitor Roque është në Barcelonë

Barcelona ka njoftuar se Vitor Roque tashmë është në objektin e tyre, derisa lojtari u larguar përfundimisht prej Club Athletico Paranaense. Krahas një videoje të shkurtër, klubi ka shkruar: “Gjithçka që dua për Krishtlindje je ti”.

Barca arriti një marrëveshje për të nënshkruar Roquen në korrik për një shumë prej 40 milionë euro plus 21 milionë bonuse, me lojtarin që nënshkruan një kontratë shtatëvjeçare.

Vështirësitë financiare të klubit dhe paaftësia e tyre për të respektuar rregullat e Fair Play Financiar të La Ligës (FFP) kanë penguar aftësinë e tyre për të regjistruar nënshkrime të reja gjatë dy sezoneve të fundit, dhe statusi i Roque ishte gjithashtu i paqartë.

Por, me klubin që arrin të krijojë hapësirë ​​në kufirin e pagave për shkak të lëndimit afatgjatë në gju të mesfushorit Gavi, ata do të lejohen të vendosin Roque në skuadrën e tyre në janar.

Një produkt i të njëjtës akademi të Cruzeiro nga e cila doli legjenda Ronaldo Nazario, Roque iu bashkua Athleticos në fillim të vitit 2022 dhe ka shënuar 28 gola në 80 paraqitje. Vitin e kaluar ai i ndihmoi ata të arrinin në finalen e Copa Libertadores.

Ai bëri paraqitjen e tij të parë për Brazilin në mars, ndërsa shihet si një lojtar me një potencial të madh. /Telegrafi/


Shtuar 25.12.2023 21:41