Vinicius Jr: Dua të qëndroj gjatë në Madrid

Pas një periudhe mungesë, Vinicius Jr është rikthyer në fushën e lojës.

Kthimi i tij është “firmosur” me një dopietë të shënuar në fitoren 4-1 ndaj Valencias. Pas ndeshjes braziliani ka folur për të ardhmen e tij.

“E ardhmja ime është e qartë, dua të qëndroj për shumë vite në Madrid dhe të fitoj sa më shumë trofe me Realin”, është shprehur ylli brazilian.

Sipas mediave spanjolle, Vinicius dhe Real Madrid kanë rënë dakort që të ulen në verë për të vendosur rinovimin e kontratës midis të dyja palëve./ h./ll/albeu.com


Shtuar 10.01.2022 10:10