Vinicius Junior dëshiron të fitojë zemrën e Ester Exposito. Futbollisti i Real Madridit është ende i dashuruar me Ester Exposito, të cilës i komenton zakonisht në të gjitha fotot në Instagram.
Përveç kësaj, të dy janë në Miami, prandaj spekulimet vazhdojnë të qarkullojnë.
View this post on Instagram
Kështu, aktorja ka postuar në Instagram një foto në të cilën shfaqet me shami dhe ka si lokacion “Miami”. Vendi ku ndodhet edhe Vinicius. Por është edhe ajo që futbollisti i është përgjigjur publikimit me emoji-t “ ??”.
Aktorja është një fenomen i vërtetë global, prandaj numëron 29 milionë ndjekës të cilët e kanë kuptuar me shumë lehtësi se të dy janë në të njëjtin qytet. A do të jenë bashkë?
Është e vështirë të thuhet, por është e qartë se fansat e të dy personazheve të famshëm janë mjaft të emocionuar për këtë. /albeu.com/