Vijnë përforcimet, Erzeni prezanton 2 afrimet e para

Erzeni ka njoftuar përmes rrjetet sociale afrimin e Arlind Dakajt dhe Silvio Zogajt. Të dy lojtarët prezantohen pas largimit të disa lojtarëve, duke përforcuar kështu organikën e shijakasve.

Arlind Dakaj vjen në Shqipëri pas eksperiencës me Cherno More në Bullgari. Në anën tjetër Silvio Zogaj përfundoi bashkëpunimin me Flamurtarin në Kategorinë e Parë, para se të bëhej pjesë e Superiores.

Dakaj është 22-vjeç dhe te klubi bullgar nuk pati minuta të mjaftueshme këtë sezon. Ai mund të luajë si mbrojtës i majtë, por dhe para mbrojtjes. Zogaj është përforcim për forcën sulmuese.

Kujtojmë se Erzeni kishte treguar për mbylljen e bashkëpunimit me 8 lojtarë, teksa këto dy afrime bëhen të parat pas atij “eksodi”.


Shtuar 10.01.2024 11:00

Tags: