Zinedine Zidane ka treguar se klasi i tij nuk ka humbur në një ndeshje mes legjendave të Real Madridit dhe atyre të Portos që u zhvillua sot (e shtunë) në “Santiago Bernabeu”.
Të ardhurat e kësaj ndeshje bamirësie u dhuruan në luftën kundër ALS, një sëmundje e neuroneve motorike si dhe Fondacionit të Real Madridit.
Formacioni startues i Real Madridit kishte në përbërje shumë yje, duke përfshirë Raul Gonzalez, Roberto Carlos, Luis Figo, Steve McManaman dhe Zidane.
Përkundër fitores së Portos, nga një gol i ish-yllit sllovak Marek Cech, Zidane i rikujtoi të gjithëve aftësitë e tij të dikurshme dhe klasin në fushën e futbollit.
Në moshën 51-vjeçare, francezi me disa driblime dhe pasime të bukura bëri që turma në Bernabeu të ndjente nostalgji për kohërat e vjetra.
Zidane iu bashkua Real Madridit nga Juventusi në 2001 duke luajtur një rol kyç për ‘Los Blancos’ gjatë pesë viteve sa i kaloi aty.
Ish-reprezentuesi francez shënoi 49 gola në 230 paraqitje për gjigantin spanjoll, duke përfshirë golin në finalen e Ligës së Kampionëve në 2002 ndaj Bayer Leverkusenit.
Zidane in today's Real Madrid legends game. His magic is still there pic.twitter.com/Vs3YSShr9e
— Dr Yash (@YashRMFC) March 23, 2024