VIDEO / Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Luka Modric ishte një nga lojtarët më të merituar për fitoren e Real Madridit ndaj Bayern Munich dhe vendin e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve.

Los Blancos fituan ndaj bavarezëve me rezultat 2-1 në shtëpi pas një kthese të madhe, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 2-2.

Në ndeshjen e dytë në Madrid, bavarezët kaluan në epërsi me golin e Alfonso Davis dhe mund të ishte lehtësisht 0-2 në minutën e 85-të.

Në atë moment, Real Madridi kishte mbetur keq prapa pas një rivënie nga këndi, ku Bayern Munich nisi një kundërsulm dhe ishte një situatë tre me dy, por Luka Modric reagoi në stilin e mbrojtësve më të mirë dhe lojtarëve më të shpejtë.

Kroati është kthyer pothuajse nga këndi i fushës (në pjesën e sulmit) në zonën e tij të penalltisë me një shpejtësi të madhe dhe ka larguar rrezikun, duke ndërhyrë para Aleksandar Pavlovicit.

Modric është pothuajse 39 vjeç, luajti vetëm pak më shumë se 20 minuta në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, por bëri një lëvizje shumë të rëndësishme që i siguroi finalen skuadrës së tij.

Kjo pasi më vonë, Joselu shënoi dy gola për ta kaluar Realin tutje, ku ai është një hero absolut, por nëse nuk do të ishte lëvizja e Modricit, ndoshta gjithçka do të ishte ndryshe.


Shtuar 9.05.2024 18:06