Vinicius është një nga lojtarët që më së shumti ka rënë pre e racizmit në Spanjë.
Për lojtarin e Real Madrid në disa stadium në spanjë ka kore fyese ndaj tij.
Në konferencën e dhënë së fundmi para sfidës mes Spanjës dhe Brazilit, Vinicius ka shpërthyer në lot, kur është pyetur për çështjen e racizmit.
Braziliani ka theksuar se është e trishtueshme se si çdo ditë, çdo ndeshje dhe në çdo stadium i ndodh diçka e tillë.
Po ajo që po e ‘vret’ më shumë është mosreagimi nga autoritetet sportive, gjë e cila poi a heq dëshirën për të luajtur futboll.
“Është diçka trishtuese, që ndodh çdo ditë, në çdo ndeshje dhe në çdo stadium. Është diçka që po ndodh jo vetëm në Spanjë, por edhe në vende të tjera dhe unë jam i vendosur për të luftuar ndaj këtij fenomeni deri në fund. Ajo që më shqetëson më shumë është mungesa e sanksioneve, qoftë nga autoritetet sportive, qoftë nga ato shtetërore.
Unë jam vetëm 23 vjeç dhe punoj shumë për t’u përmirësuar. Sigurisht që ka ende shumë vend për t’u rritur e përmirësuar, por po punoj bashkë me skuadrën. Te Reali kam mësuar shumë dhe e di që kam ende për të mësuar. Megjithatë në kushtet e racizmit të theksuar, të ikën dëshira për të luajtur”, theksoi Vinicius.
❤️🩹🇧🇷 Vinicius got emotional during the Brazil's press conference after three questions about racism.
“I’m sorry. I just want to play football, do everything for my club and my family, never see black people suffering.pic.twitter.com/TVSj20vsCN
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 25, 2024