VIDEO / Tifozët hyjnë në fushë dhe godasin futbollistët e Fenerbahçes

Fenerbahces ka shënuar fitore të madhe si mysafir ndaj Trabzonsporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Turqisë.

Pas përfundimit të ndeshjes ndodhi një skandal i madh, ku tifozët vendas u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët mysafir.

Në fushë ndodhi një rrahje e madhe mes tifozëve dhe futbollistëve të Fenerbahçes, madje as policia nuk arriti t’i ndalonte.

Me këtë fitore, Fenerbahçe shkon në kuotën e 79 pikëve në pozitën e dytë, dy më pak se lideri Galatasaray.


Shtuar 17.03.2024 22:56