VIDEO / Talenti që çmendi të gjithë tifozët shqiptarë, Mario Mitaj shënon gol për Lokomotivën e Moskës

Mario Mitaj është një prej zbulimeve të mëdha me të cilat Silvinjo mund të krenohet te Shqipëria.

Ky futbollist fitoi në pak kohë dashurinë e të gjithë shqiptarëve, për mënyrën sesi është paraqitur me Kombëtaren.

Falë këtyre ndeshjeve fantastike, Mitaj fitoi vend edhe në ekipin e Lokomotivës së Moskës. Këta të fundit kanë zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Kairat, skuadrës nga Kazakistani.

Në këtë përballje Lokomotiva fitoi në shifrat 4-1 dhe në minutën e 21, me të majtën e tij “të ëmbël”, Mitaj do dërgonte topin në rrjetë duke realizuar golin e dytë për Lokomotivën kundër Kairat. /Sport Ekspres/


Shtuar 5.02.2024 19:59