Liverpuli mposhti Realin e Madridit me shifrat 2-0, në një përballje spektakolare, ku u humbën edhe 2 penallti.
Golat e Mek Alister dhe Gakpo në minutat 52 ((SHIKO GOLIN E PARE) dhe 77 (SHIKO GOLIN E DYTE), i dhuruan 3 pikë të arta anglezëve të Slot, ndërkohë që Mbape në minutën e 61-të dhe Salah në të 70-tën gabuan nga pika e bardhë.
Me këtë fitore Liverpuli rikthehen në krye të renditjes së Champions-it, ndërkohë që Reali ka përfunduar në vendin e 24-t, me vetëm 6 pikë në 5 ndeshje.
Duelin e radhës madrilenët e luajnë në transfertë ndaj Atalantës së Gjimshitit, ndërkohë që Liverpuli përballet me Gironën.