VIDEO / Skandal në Angli, portieri i Blackburn e lë vetë topin që të shkojë në rrjetë

Championship, pavarësisht se është niveli i dytë i futbollit në Angli, konsiderohet si një nga ligat më të forta në Evropë.

Megjithatë sot ka ardhur një moment vërtet shumë i pazakontë nga ky kampionat.

Blackburn dhe Sheffield Wednesday u takuan në raundin e 44-të të kampionatit anglez në Wood Park para rreth 30,000 tifozëve, ndërsa miqtë fituan në shifrat 1-3.

Goli i tretë i Sheffield, i cili në fakt ishte një autogol i çuditshëm, tashmë është bërë objekt dyshimi në Angli dhe më gjerë.

Mbrojtësi i Blackburn ia ktheu topin portierit të tij. Fusha nuk ishte në kushtet më të mira dhe topi mbërriti me kërcim te portieri, i cili me qëllimin për ta goditur topin, ka gabuar.

Nuk është edhe aq shumë e pazakontë kjo skenë, por ajo që pasoi është vërtet shumë e çuditshme.

Pavarësisht se portieri i Blackburn kishte kohë dhe mundësi për ta rikuperuar gabimin e tij, e la topin që të shkonte në rrjetë pa vepruar.


Shtuar 21.04.2024 16:39