Skuadra e Romës ka përfituar maksimalisht nga gabimet e kësaj fundjave të skuadrave që ka më para në renditje, duke iu afruar ndjeshëm dhe hapur plotësisht luftën për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve.
Ekipi i drejtuar nga Gasperini ka mundur me shumë lehtësi Fiorentinën në “Olimpico” duke treguar se do të ndjekë deri në fund Juventusin e Milanin me shpresën që t’i rrëmbejë vendin njërës nga këto dy skuadra.
Të lidhura
None found
Golat e Mançini, Ueslei dhe Hermozo që në pjesën e parë bërë të qartë se çfarë drejtimi do të merrte ndeshja, ndërsa Pizili në të dytën vulosi fitoren përfundimtare 4-0.
Falë saj, Roma e sheh veten vetëm 1 pikë pas Juventusit të vendit të katërt dhe 3 larg Milanit të vendit të tretë, duke qenë tashmë në një distancë shumë të afërt me ta dhe me mundësinë reale për t’i parakaluar në javët e fundit.
