VIDEO/ Rikthehet Napoli i frikshëm, skuadra e Kontes kthen me “këmbë në tokë” Interin dhe i merr kreun Milanit

Napoli është rikthyer te fitorja pas humbjeve në Serinë A javën e shkuar dhe disfatës së thellë në Champions. Skuadra e Kontes triumfoi me rezultatin 3-1 kundër Interit në stadiumin “Maradona”.

De Bryjne ishte ai që zhbllokoi shifrat për vendasit falë një penalltie të fituar nga Di Lorenco, por më pas ai u detyrua të linte fushën i dëmtuar. Kështu u mbyll pjesa e parë. 45 minutat e dyta folën më shumë për “axurrët” që shënuan dy gola me Mek Tominej dhe Angisa. Goli i vetëm për Interin erdhi nga Çalhanoglu me penallti në të 59-ën.

Me këtë fitore Napoli ul euforinë e Interit dhe i merr kreun e kampionatit Milanit.

NAPOLI 3-1 INTER

GOLI I ANGISAS

PENALLTIA E ÇALHANOGLU

PENALLTIA E DE BRYJNE


Shtuar 25.10.2025 22:31