VIDEO / Real Madridi ndëshkon dy herë Barcelonën brenda tre minutash

Ka nisur me shumë vrull finalja e Superkupës së Spanjës, mes “Galaktikëve” të Real Madrid e “Katalanasve” të Barcelona, me djemtë e teknikut, Carlon Ancelotti, që kanë gjetur, jo një por dy herë rrugën e rrjetës.

Pas një pasimi fantastik, të “supeyllit” anglez, Jude Bellingham, “fantazisti” brazilian, Vinicius Junior shënon golin e parë, që në minutën e 7′-të të sfidës, pas një shmangje të bukur të portierit, Inaki Pena dhe vetëm 3 minuta më vonë, sërish Vinicius Junior, i cili këtë herë përfiton nga një pasim i Rodrygo çon sërish topin në rrjetë, duke e çuar rezultatin, në 2 me 0. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:


Shtuar 14.01.2024 20:14