VIDEO / Qëndrimi në stol ndikon tek Strakosha, portieri i Kombëtares bën gafën e pafalshme në Angli

Qëndrimi në stol për një kohë të gjatë duket se ka ndikuar shumë keq tek forma e Thomas Strakoshës. Ky i fundit e nisi titullar sfidën në ndeshjen e mbrëmshme ku Brentford barazoi 1-1 ndaj Wolverhampton, në kuadër të FA Cup.

Pavarësisht se ishte titullar, Strakosha nuk e nisi aspak mirë ndeshjen duke gabuar që në minutën e 6-të të sfidës. Gardiani i Kombëtares kuqezi dha një pasim të gabuar për sulmuesin kundërshtar, Cunha, me këtë të fundit që nuk ia doli të shënonte më pas ballë për ballë.

Ishte një moment paniku tek Brentford, por situata u kalua me shpejtësi, me portierin shqiptar që nuk hezitoi që të kërkonte falje.


Shtuar 6.01.2024 12:31