Milani mori një fitore spektakolare ndaj Parmës, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-2 dhe një fund drithërues.
Edhe pse performanca nuk ishte emocionuese, tre pikët janë ato që kanë më shumë rëndësi.
Pas fishkëllimës së fundit nga arbitri Abiso, trajneri Serxhio Konseisao dhe Davide Kalabria u përplasën ashpër me njëri-tjetrin. U nevojit ndërhyrja e shokëve të skuadrës dhe stafit të trajnerit portugez për t’i ndarë.
Here is the video of Conceicao and Calabria arguing with each other pic.twitter.com/tu7PwCsJoB
— WGM 👑 (@WhatGattusoMad) January 26, 2025
“Unë i shoh ndeshjet dhe i përjetoj me shumë pasion. Kisha pak adrenalinë më shumë. Ishte një situatë loje për të cilën kam folur me Kalabrian dhe kishte ndonjë fjalë të tepërt që u tha sipas meje.
Për mua të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, si një familje. Nëse unë kam një fëmijë që sillet keq, ia them. Dhe këtu është e njëjta gjë, nuk ka hipokrizi, i themi gjërat si burra. Është e vërtetë, nuk ishte situatë e bukur, por në futboll ndodh, nuk jemi në kishë. U sqaruam”, tha Konseisao para gazetarëve në konferencën për mediat rreth zënkës me futbollistin e tij, teksa shpjegoi edhe zëvendësimin e dyshes së “paprekshme” të krahut të majtë.
“Mua më paguajnë për të bërë zgjedhje në mënyrën time. Çfarë mund të bëj për të përmirësuar ndeshjen? Mund të ndodhë një ditë më pak e mirë për Teo dhe Leao. Për mua emrat nuk janë të rëndësishëm.
Mendoja se kishte nevojë për diçka ndryshe, Teo dhe Leao janë shumë të rëndësishëm dhe do të jenë përsëri. Do të luajnë në Zagreb, ndaj nuk ka asgjë të rëndësishme në këtë aspekt”, tha ai.