Jo vetëm PSG dhe Barcelona, tashmë edhe Real Madrid në garë për shërbimet e mesfushorit të Milan-it

Merkatoja dimërore është duke ardhur dhe ekipet e mëdha kanë filluar të kryejnë lëvizjet e tyre të para.

Një emër “i nxehtë” në merkato është ai i Kessie.

24-vjeçarit të Milan-it i skadon kontrata në më pak se 8 muaj dhe në aspektin e rinovimit nuk po shkon ashtu siç klubi italian do të dëshironte.

Kështu në garë tashmë dihet që janë PSG dhe Barcelona, por së fundmi edhe Real Madrid është interesuar për shërbimet e tij.

Ancelotti e sheh si një opsion për zëvendësimin e brazilianit Casemiro./albeu.com


Shtuar 14.10.2021 09:25