Sergio Busquets po i afrohet fundit të karrierës së tij si futbollist aktiv, por klasi i tij në fushë mbetet i padiskutueshëm.
Edhe pse do të mbushë 37 vjeç pas dy javësh, mesfushori spanjoll vazhdon të tregojë se mosha është thjesht një numër.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Busquets shihet duke dhuruar momente të nivelit të lartë teknik në Kupën e Botës për Klube. Aftësitë e tij në kontrollin e topit, vendosjen dhe pasimet janë ende të një niveli botërorë.
Sergio Busquets, el arte del engaño.pic.twitter.com/WN4EHEMUtM
— Sudanalytics (@sudanalytics_) June 28, 2025
Skuadra e tij, Inter Miami, u eliminua në fazën e 1/16 së finales nga Paris Saint-Germain, megjithatë, Busquets la përshtypje të forta në tri ndeshjet që zhvilloi përpara eliminimit.
Ish-mesfushori i Barcelonës ishte një nga më të mirët në fushë gjatë gjithë pjesëmarrjes së Inter Miami në këtë turne. Me qetësinë dhe përvojën e tij, ai i dha stabilitet skuadrës amerikane.
Pavarësisht moshës, Busquets vazhdon të jetë shembull për profesionalizëm dhe nivel të lartë loje. Ai mbetet një nga figurat më të respektuara në futbollin botëror.