VIDEO/ Në Tiranë bëhet festë, muzikë dhe valle në prag të sfidës së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë

Shqipëria po bëhet gati për ndeshjen më të rëndësishëm të Kualifikueseve të Botërorit 2026, atë kundër Serbisë.

Rrugët e Tiranës janë “ngjyrosur” kuq e zi, teksa tifozët, ashtu si në çdo ndeshje tjetër, edhe sot e kanë kthyer në një ditë feste.

Muzikë me daulle dhe valle kanë shoqëruar mbështetësit e Kombëtares shqiptare, teksa të pranishëm në rrugë janë dhe forcat e rendit, për të shmangur çdo incident të mundshëm.


Shtuar 7.06.2025 18:11