Benoit Tavenot, trajneri i Bastias, u bë protagonist i një episodi të pakëndshëm në duelin ndaj Paut, teksa u ndëshkua me karton të kuq, pasi tërhoqi zvarrë, lojtarin kundërshtar Xhordi Gasper, i cili po përpiqej të fitonte kohë.
Në minutën e 78-të Gaspar tentoi të bënte një rivënie jo në favor të tij, teksa trajneri 48-vjeçar nuk mundi të rezistonte.
Ai tentoi t’i hiqte topin dhe e nxori futbollistin jashtë fushës.
Si të mos mjaftonte kjo, në momentin që ai ishte i shtrirë në tokë, trajneri Tavenot, nuk ngurroi ta tërhiqte zvarrë, duke u ndëshkuar menjëherë me karton të kuq.
Për më tepër shikoni pamjet:
SC Bastia head coach Benoît Tavenot was sent off after losing the plot and dragging Pau right-back Jordy Gaspar on the ground.
📽️ @beinsports_FR pic.twitter.com/yDu1WTLI5a— Get French Football News (@GFFN) January 24, 2025