VIDEO / Momente paniku në Kategorinë e Parë, lojtari transportohet me urgjencë në spital pas një përplasje në fushë

Momente paniku ndodhën në ndeshjen en Kategorisë së Parë mes Korabit dhe Vorës, ku lojtari i kësaj të fundit, Frenklin Ntepeh u dërgua me urgjencë në spital.

Pas një përplasje në minutën e 77’ të takimit, mesfushori përfundoi i shtrirë në tokë dhe u desh ndërhyrja e stafit mjekësor e më pas ambulancës.

Mësohet se nuk ka asgjë serioze për gjendjen shëndetësore të Ntepeh. /panoramasport/


Shtuar 10.02.2024 17:16