Kristiano Ronaldo pati një nga mbrëmjet e tij më të mira me kombëtaren e Portugalisë teksa shënoi dy gola në fitoren 5-0 kundër Armenisë.
Por para startit të sfidës, CR7 pati një moment special me një tifoz të vogël.
Djaloshi armen e shoqëroi në fushë dhe mesa duket nuk iu besonte syve që ishte pranë tij.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, ai filloi të qante, derisa Ronaldo po i fliste diçka në vesh dhe po e ngushëllonte.