Rey Manaj ka vazhduar me paraqitje fantastike me fanellën e Sivasporit në Turqi.
Sulmuesi shqiptar ka qenë vendimtar duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në udhëtim te Kayserispor me rezultat 1-3.
Manaj realizoi dy gola në fundin e ndeshjes pranë rezultat 1-1.
Reprezentuesi shqiptar fillimisht realizoi në minutën e 90-të për 1-2 nga penalltia.
Tetë minuta më vonë Manaj shënoi sërish, kësaj radhe për rezultatin përfundimtar 1-3.
Me këta dy gola Manaj shkon në kuotën e tetë golave në Superligën e Turqisë dhe ka edhe tre të tjerë në Kupë. /Telegrafi/
?? Goal: Rey Manaj | Kayserispor 1-2 Sivassporpic.twitter.com/sQ2pcSeM6m
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 7, 2024