Kukësi dhe Laçi janë përballur ditën e sotme në “Air Albania” në kuadër të javës së 12 të Abissnet Superiore.
Miqtë arritën të marrin një fitore me vuajtje po shumë të rëndësishme me rezultatin e ngushtë 1-2.
Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme takimin duke shënuar dy gola për 3 minuta me Guindo, në të 11’ dhe 13’.
Kukësi do të tentonte gjatë pjesës së parë, por nuk ia del dot të shënojë me VAR që i anullon një gol në fundin e 45 minutave të para.
Pjesa e dytë nis sërish me një Kukës më kërkues që ai del të ngushtojë rezultatin në minutën e 55 me Basa duke rihapur kështu takimin.
Edhe pse pati shumë minuta për të dalë të paktën me një pikë nga kjo sfidë, veriorët nuk ia dolën të shënonin golin e dytë.
Me këtë rezultat, Kukësi mbetet në vendin e dytë me 23 pikë, ndërsa Laci ngjitet në vendin e 4 me 18 pikë. /albeu.com