VIDEO / Kylian Mbappe shihet në Barcelonë

Kylian Mbappe është emri dhe mbiemri më i përfolur momentalisht në botën e futbollit.

Mbappe i ka kumtuar Paris Saint-Germain dhe bashkëlojtarëve të tij se do të largohet nga kampioni francez në fund të këtij sezoni.

Ndërkaq, destinacioni i tij si duket është i njohur për të gjithë futbolldashësit. Mbappe pritet që t’i bashkohet Real Madridit.

Por, në kohën kur kalimi i tij te Reali duket i pashmangshëm, Mbappe ka fluturuar drejt Barcelonës, dhe momentalisht gjendet në Kataluni.

Ende nuk dihet arsyeja, por Mbappe në Barcelonë ka përhapur spekulime se mund të ketë befasi në sagën e transferimit të tij.

Videon ku shihet Mbappe në Barcelonë mund ta gjeni më poshtë.



Shtuar 21.02.2024 16:55