Armando Broja mund të kishte festuar sot dyfish në ndeshjen mes Bornmuthit dhe Bërnlit. Sulmuesi shqiptar u fut në fushën e lojës si zëvendësues në minuat e fundit dhe në minutën e 90, shënoi golin e barazimit përfundimtar 1-1 (Goli i Brojës: VIDEO).
Por në shtesën e takimit, Broja kishte një mundësi të artë për të shënuar edhe golin e dytë. Pas një topi të gjatë, ai kaloi në duel shpejtësie mbrojtësin që e mbulonte, teksa detyroi portierin Petroviç, i cili e njeh mirë nga vitet bashkë te Çelsi, që të dilte nga zona dhe për përplasej me sulmuesin.
Rasti i dyte prane golit: VIDEON
Është e pabesushme, por Broja nuk shënonte gol në Angli që nga 6 janari i vitit 2024. Asokohe Çelsi u përball me Preston në Kupën FA, ndërsa Broja realizoi në fitoren 4 me 0.
Goli në Premier Ligë ndërkohë mungonte nga 2 tetori i vitit 2023. Kjo kohë e gjatë prej dy vitesh është e kushtëzuar edhe nga dëmtimet që Broja ka kaluar.
Për Brojën duket se u thye një mallkim. Interesant është fakti se gëzoi pikën e parë me Bërnlin, që po shkon drejt rënies nga kategoria. Në dhjetë ndeshjet e mëparshme ku ka fituar minuta, Broja ishte larguar vetëm me humbje nga fusha e blertë.
