VIDEO/ Jasir Asani jep asist me telekomandë në Champions 2, ai që shënoi golin ulet dhe i puth këmbën

Jasir Asani është kthyer në protagonist në radhët e skuadrës së Esteghlal që në ditët e tij të para në radhët e klubit iranian. Dhe cilësitë e tij po i tregon me gola dhe me asiste në kompeticionet ku merr pjesë.

Sot, ai ka zbritur në fushë me Esteghlal në transfertën në Jordani përballë Al Uehdat në Champions League 2, turneun e dytë më të rëndësishëm për klube në Azi. Dhe sigurisht futbollisti i Kombëtares shqiptare la shenjë teksa dha një asist perfekt për golin e barazimit 1-1 të shënuar nga Ahmadi.

Asani dha një harkim perfekt nga e djathta për sulmuesin i cili shty topin në rrjetë dhe nuk ngurroi ta falënderonte Asanin në mënyrën e tij. Ai u ul në gjunjë dhe i puthi këmbën lojtarit shqiptar.

SHIH VIDEON


Shtuar 6.11.2025 10:30