Ernest Muçi ka shënuar sot golin e tij të 11-të në kampionatin turk, duke tundur rrjetën në sfidën që Trabzonspor fitoi falë tij me shifrat 2-1.
Në pjesën e dytë të takimit ishte pikërisht një gjuajtje nga e majta e sulmuesit shqiptar ajo që vulosi suksesin 2-1 për ekipin.
Të lidhura
None found
Por pak minuta më vonë, për Muçin erdhi lajmi i hidhur gjatë një tjetër aksioni ku ai tërhoqi nga fanella një kundërshtar.
SHIH VIDEON
Sulmuesi u ndëshkua me kartonin e verdhë që plotëson numrin 4 dhe kjo do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e fundit të sezonit të Trabzonsporit në kampionat, atë ndaj Gençlerbirligi, duke e mbyllur para kohe kampionatin ku ka shënuar 11 gola e dhënë 3 asiste pa mundësinë për të përmirësuar këtë bilanc.
