Presidenti amerikan, Donald Trump ka përfunduar takimin me bashkëpunëtorët e tij, mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin. Mediat raportojnë se ky takim është mbylluar pa marrë një një vendim përfundimtar në lidhje me këtë situatë.
Sipas një zyrtari të lartë me njohuri për këtë çështje, i cili foli në mënyrë anonime, takimi i Trump në zgjati rreth dy orë, por presidenti nuk arriti një vendim për ndonjë marrëveshje të re me Iranin.
Të lidhura
None found
Zyrtari tha se administrata amerikane beson se është afër një marrëveshjeje, por disa çështje janë ende duke u diskutuar, duke përfshirë zhbllokimin e fondeve për iranianët.
Zyrtarët amerikanë thanë të enjten se të dy vendet kishin rënë dakord për një kuadër marrëveshjeje, të njohur si memorandum mirëkuptimi, në pritje të miratimit të Trump dhe udhëheqjes së Iranit.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se ishte i përgatitur të hiqte bllokadën amerikane të Ngushticës së Hormuzit dhe anijet e bllokuara në rrugë ujore. Ai gjithashtu këmbënguli që Irani t’i lejojë SHBA-së të largojë dhe shkatërrojë uraniumin e pasuruar. SHBA-të kanë kërkuar prej kohësh që Irani të ndalojë prodhimin e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë dhe të asgjësojë rezervat e tij ekzistuese, të cilat në teori mund të përdoren për të krijuar armë bërthamore.
