Ylli portugez, Cristiano Ronaldo qau pa ngushëllim pasi skuadra e tij Al Nassr u mund me penallti në finalen e Kupës së Mbretit Saudit nga Al Hilal.
Edhe pse gjuajti dhe shënoi nga pika e bardhë, nuk mjaftoi për të marrë trofeu në shtëpi dhe Ronaldo u pushtua nga emocionet si asnjëherë më parë në karrierën e tij.
Ai qau pa ngushëllim si në fushë ashtu edhe në bankinë të lojtarëve rezervë, ndërkohë që anëtarët e skuadrës tentonin ta ndalnin dhe videot u bënë shpejt virale.
Cristiano Ronaldo est inconsolable après la finale perdue avec Al Nassr. 🥺💔
— Actu Foot (@ActuFoot_) May 31, 2024
Meqë ra fjala, pas pjesës së rregullt dhe kohës shtesë, ndeshja përfundoi me rezultat baras 1-1, pas së cilës filloi gjuajtja e penalltive.
Ronaldo konvertoi penalltinë e dytë të Al Nassr-it pasi Alex Telles humbi të parën, por tentativa e shtatë e Al-Nemer vulosi fatin e tyre.
Edhe në moshën 39-vjeçare, me trofe dhe çmime të panumërta në karrierën e tij, Ronaldo ka treguar se sa i etur është të ketë sukses dhe se e merr shumë rëndë humbjen.
Hard to see Cristiano Ronaldo like this 💔pic.twitter.com/qtVmotQTOg
— CentreGoals. (@centregoals) May 31, 2024
Portugezi ka ngritur një trofe me Al Nassr deri më tani. Trofeu i tij i parë dhe deri tani i vetëm në Arabinë Saudite erdhi në gusht 2023, kur ai ndihmoi ekipin e tij të mposhtte Al Hilal në finalen e Kupës së Kampionëve të Klubeve Saudite.
Këtë sezon, Al Nassr përfundoi 14 pikë pas kampionit Al Hilal në Superligën e Arabisë Saudite, pavarësisht se Ronaldo bëri histori duke thyer rekordin për më shumë gola në një sezon me 35 gola.
Cristiano Ronaldo in tears… He's been let down yet again. The story of his career.pic.twitter.com/Y2K9v8yWa0
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) May 31, 2024