VIDEO/ Histori telenovelash! Presidenti i klubit të famshëm shkon me gruan e gjyqtarit për hakmarrje

Një histori e denjë për një telenovelë ka pushtuar faqet e mediave sportive në Brazil gjatë ditës së fundit. Serxhio Santos Rodriguez, presidenti i klubit të Kruzeiros, është kapur mat në lokal me Tasiana Valim, gruan e gjyqtarit brazilian Felipe Fernandes Lima.

Dhe nuk është një tradhti dosido, pasi mendohet se kjo histori ka lindur si pasojë e një “hakmarrje” të presidentit të Kruzeiros ndaj gjyqtarit, i cili drejtoi ekipin e tij në finalen e Kampionatit Mineirao të vitit 2022.

Në finale, Kruzeiro u mposht me rezultatin 3-1 nga Atletiko Mineiro dhe zhgënjimi i klubit ishte shumë i madh. Mendohet se aty ka nisur edhe mendimi për hakmarrje ndaj gjyqtarit, i vlerësuar i njëanshëm në këtë ndeshje.

Me sa duket, presidenti i Kruzeiros, i cili është edhe vetë i martuar, ka nisur kontaktet me gruan e arbitrit dhe gjithçka ka shkuar përtej thjesht miqësisë pasi së fundmi është kapur mat në një lokal nate duke kërcyer, përqafuar e puthur me të, në nëj video që ka bërë xhiron e rrjetit.


Shtuar 17.07.2023 19:06