Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për zhvillimet e fundit pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH, duke e cilësuar situatën si një çështje që kërkon adresim të menjëhershëm.
Nga Rinasi, Rama tha se masa e marrë ndaj ish-drejtueses së SHISH është një masë ekstreme, duke theksuar rëndësinë e institucionit të sigurisë kombëtare.
Të lidhura
None found
“Zhvillimet e ditëve të fundit pas arrestit të ish-drejtueses së SHISH kërkojnë një adresim të menjëhershëm. Ishte një masë ekstreme, po të mbajmë parasysh po të bëjmë fjalë për ekspozimin e një institucioni kyç.
Cdo dyshim i arsyeshëm duhet të hetohet deriu në fund. Çdo akuzë duhet të provohet ose të rrëzohet. Cdo masë kufizimi e lirisë nga organi i akuzës, për cilindo që nuk ka imunitetit kundërshtohet vetëm në gjykatë dhe jo në podiumin e kryeministrit”, tha Rama.
