Kosova U21 mposhti Qipron U21 me rezultatin 2–1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, falë kontributit vendimtar të talentit të Dinamos, Hekuran Berisha. Qiproja kaloi në avantazh në minutën e 52-të, por më pas sulmuesi ndihmoi Kosovën të përmbyste rezultatin.
Në minutën e 69-të, Berisha shënoi golin e barazimit. Shtatë minuta më vonë, futbollisti që te Dinamo drejtohet nga Ilir Daja dha pasimin për golin e fitores, të realizuar nga Lirim Jashari.
Të lidhura
None found
Paraqitja e tij u vlerësua edhe nga klubi dinamovit, i cili reagoi me një mesazh: “Sulmuesi i Dinamos, Hekuran Berisha, ka gjetur rrugën e rrjetës me Kosovën U21, në fitoren ndaj Qipros. Krenarë për ty Hekuran.”
Ndeshja ishte pjesë e kualifikueseve të Kampionatit Europian për grupmoshën U21.
Pas nëntë takimeve në Grupin A, Kosova zë vendin e katërt me 14 pikë. Përpara saj janë Finlanda me 22 pikë, Spanja me 21 pikë dhe një ndeshje më pak, si dhe Rumania me 16 pikë. Qiproja ka 3 pikë, ndërsa San Marino mbyll renditjen pa pikë.
