Robert Levandovski dhe Vojçek Shezni janë dy miq shumë të mirë edhe jashtë fushës. Të dy janë pjesë e kombëtares së Polonisë dhe ekipit të Barcelonës.
Gjatë seancës së djeshme stërvitore, dyshja ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Fillimisht Shezni shkon te Leva dhe duket sikur e godet duke e rrëzuar në tokë, më pas sulmuesi ngrihet dhe bën të njëjtën lëvizje me polakun.
Ky moment komik është bërë viral në rrjet.