Sulmuesi 18-vjeçar shqiptar, Olti Hyseni, ka lënë përsëri shenjën e tij në futbollin danez ku vesh fanellën e Sonderjyske. Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e luajtur ndaj Brondbi, të vlefshme për grupin e titullit kampion.
Hyseni la shenjën e tij në ndeshje në minutën e 11-të, kur lëshoi një gjuajtje nga jashtë zone duke befasuar portierin Pentz. Ky i fundit, në pavëmendje e sipër la topin t’i ikte nga kontrolli dhe ai me ngadalë shkoi në rrjetë.
Të lidhura
None found
SHIH VIDEON
Hyseni festoi golin e tij të katërt në këtë sezon në kampionatin danez, ndërsa portieri ngriti duart lart dhe u kërkoi falje shokëve të skuadrës dhe tifozëve për gafën e rëndë.
