VIDEO / Gafat e Strakoshës përkthehen në ters për AEK, klubi grek pëson 3 gola nga amatorët e Andorrës

Thomas Strakosha ka luajtur ndeshjen e parë me AEK duke fituar 4 me 3 përballë Inter Escaldes.

Ndeshja ishte e vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Asgjë nuk ishte aq e lehtë sa dukej, pasi klubi grek pati avantazhin e katër golave pas 53 minutave lojë.

Autogoli i Vidas i dha zemër Inter Escaldes, që shënoi dhe 2 herë të tjera më pas. Goli i dytë për klubin nga Andorra erdhi me penallti pas gafës së Strakoshës.

Portieri i Kombëtares shqiptare para penalltisë u ndëshkua me karton të verdhë, për ndërhyrjen që shkaktoi.

Po ashtu dhe 2 golat e tjerë mund të ishin të evitueshëm, ndërsa kualifikimi nga AEK nuk diskutohet.


Shtuar 24.07.2024 23:25