Edhe pse militonte në kategorinë e tretë gjermane, Arminia arriti të shkonte deri në finalen e Kupës, por u mposht nga Shtutgart, që e mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-3 falë golave të Uoltemade, Milot dhe Undav.
Në minutën e 66-të, Milot ngriti shifrat në 0-4, ndërkohë që goli i Kanias në minutën e 82 dhe autogli i Vagnoman në minutën e 85-të, duket sikur rihapën sfidën, por vetëm kaq, pasi në fund festa ishte e gjitha për Shtutgartin.
Ky ishte trofeu i katërt në historinë e klubit bardhekuq, që arrin të sigurojë kështu një biletë për në Ligën e Europës.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO