Lajme të mirë për Piolin, rikuperohet sulmuesi për ndaj Napolit

Të dielën në mbrëmje luhet super sfida midis Milan-it dhe Napolit.

Ndeshja do të jetë shumë e fortë pasi të dyja ekipet janë në luftë për kreun e Seria A por njëri prej tyre do të ngecë në këtë rrugëtim.

Stefano pioli mund të buzëqeshë tashmë pasi do të mund të mbështetet tek sulmuesi francex, Olivier Giroud. Sulmuesi francez është rikuperuar nga dëmtimi dhe tashmë është i gatshëm të stërvitet me grupin dhe të grumbullohet në ndeshjen ndaj Napolit. Ish-sulmuesi i Chelsea të mërkurën ka bërë një stërvitje të veçuar për të kuptuar gjendjen e tij fizike dhe stafi ka arritur në konkluzionin se Giroud do të jetë i gatshëm të futet në fushën e lojës./h.ll/albeu.com


Shtuar 17.12.2021 14:22