VIDEO/ Elseid Hysaj surprizon tifozët e Vllaznisë, mbrojtësi kuqezi stërvitet me shkodranët në kulmin e merkatos

Elseid Hysaj po shqyrton me kujdes mundësitë për vazhdimin e karrierës, pasi u largua nga Lazio në përfundim të sezonit. Mbrojtësi po merr kohën e nevojshme përpara se të vendosë për hapin e tij të ardhshëm.

Ndërkohë, një video e publikuar së fundmi nga fotografi i Vllaznisë, Mikel Thepina, ka shtuar pikëpyetjet rreth së ardhmes së futbollistit të Kombëtares. Në pamje, Hysaj duket duke zhvilluar stërvitje përkrah pjesës tjetër të ekipit shkodran.

Të lidhura

None found

Thepina e ka shtuar edhe më shumë kureshtjen, duke ngritur dilemën nëse materiali është krijuar përmes Inteligjencës Artificiale apo nëse Hysaj është kthyer realisht në Shkodër, pranë vendit të tij, për t’u stërvitur dhe për të ruajtur formën fizike.

Mbrojtësi 32-vjeçar ka marrë gjithashtu një ofertë nga Lecce për një marrëveshje 1-vjeçare, e cila përfshinte mundësinë e rinovimit deri në vitin 2028. Megjithatë, vetë shkodrani e ka përjashtuar këtë alternativë.


Shtuar 29.07.2026 08:28

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabet