VIDEO / Elbasani feston titullin kampion me tifozët, presidenti Armand Duka u dorëzon trofeun

Elbasani e feston titullin kampion me fitore spektakolare. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede triumfoi me rezultatin 3-2 përballë Bylisit.

Pas kësaj sfide, të gjithë tifozët ‘pushtuan’ fushën e lojës për të festuar së bashku me lojtarët dhe stafin e ekipit. Një festë e çmendur gjatë ceremonisë së ngritjes së trofeut.

Ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ai që dorëzoi trofeun te kapiteni, Orgest Gava.


Shtuar 9.05.2024 19:30