Djali i ish-lojtarit të Kombëtares, Rudi Vatës, Rocco është shfaqur protagonist në ndeshjen e sotme që ekipi i parë i Celtic ka luajtur në Kupën e Skocisë përballë Buckie Thistle.
Celtic fitoi me rezultatin e thellë 5-0, teksa Vata shënoi pikërisht golin e pestë për të tijët. Në minutën e 76’ të sfidës, 18-vjeçari shqiptar mori një top të bukur nga shoku i skuadrës, ku më pas shënoi me portën e boshatisur.
Kujtojmë që Vata aktivizohet me Celtic B, teksa ditën e sotme iu besua fanella e ekipit të parë. /newsport.al/