VIDEO/ Ditë për t’u harruar, Evertoni humbet Armando Brojën dhe ndeshjen

Bournemouth ka mposhtur me rezultatin 1-0 Evertonin. Sfida e Premier Ligë pa Armando Brojën të largohej i dëmtuar në minutën e 32-të.

Një ditë krejtësisht për t’u harruar për Evertonin. Broja niste ndeshjen e dytë si titullar, ndërsa fati nuk ishte me të.

Ishte minuta e 19-të, kur pati nevojë për ndihmën e stafit mjekësor pasi nuk goditi si duhet një top. Rreth 12 minuta më vonë u shtri në fushë, ndërsa kishte të pamundur vazhdimin e lojës.

Bruks ishte ai që me golin e tij në minutën e 77-të i dha 3 pikë skuadrës së tij në shtëpi. Pas 20 javësh, Bornmëth renditet i shtati, ndërsa Evertoni mban vendin e 16-të.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR: Bournemouth 1-0 Everton

Goli i Bruks, minuta e 77. (VIDEO)

32′ Broja largohet nga fusha i dëmtuar. (VIDEO)

19′ Broja shkakton panik, pasi dëmtohet në zonë. Sulmuesi i Kombëtares rikthehet në fushë pasi merr ndihmën e stafit mjekësor. (VIDEO)


Shtuar 4.01.2025 19:30