VIDEO/ Derbi i zjarrtë i Stambollit vendoset nga një penallti në minutën e 101

Një penallti e shndërruar në gol nga Akturkoglu në minutën 101, vendosi derbin e zjarrtë të Stambollit mes Fenerbahçes dhe Beshiktashit.

Sulmuesi turk, i cili pak ditë më parë, i shënoi Kosovës, në finalen e “Play Off”-it të Botërorit, rrëmbeu sërish skenën kësaj here me fanellën e Fenerbahçes, duke i rrëmbyer fitoren dy shqiptarëve, Kristjan Asllanit dhe Milot Rashicës.

Të lidhura

None found

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, e nisi ndeshjen si titullar, teksa në minutën e 67-të, u zëvendësua nga Rashica.

Falë këtij triumfi Fenerbahçe u ngjit në kuotën e 63 pikëve, po aq sa Trabzonspor i vendit të tretë dhe 1 më pak se kryesuesit e Gallatarasarait.


Shtuar 5.04.2026 22:00