VIDEO/ Debutim ëndrrash për ish-lojtarin e Interit, festë me shqiponjë në Francë për të përshëndetur partneren e tij

Benjamin Pavard ka shënuar në debutimin e tij me Marsejën. 29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës pas gjuajtjes me kokë në minutën e 20-të, për të dyfishuar shifrat ndaj Lorient.

Çfarë ra në sy ishte festa me shqiponjën e mbrojtësit. Pavard vendosi kështu për shkak të lidhjes me partneren shqiptare, Kleofina Pnishi që ishte e pranishme në tribunë.

Francezi është i huazuar te Marseja, pasi kartonin e tij e zotëron Interi. Në fund të sezonit klubi francez gëzon të drejtën e blerjes së kartonit.

Goli i Pavard: (VIDEO)


Shtuar 12.09.2025 22:30