Ngjarje të padëshiruara kanë ndodhur pas ndeshjes së javës së 30-të të Superligës së Turqisë, në të cilën Fenerbahçe mposhti Trabzonsporin me rezultat 3-2.
Me fishkëllimën e fundit të ndeshjes, teksa lojtarët e Fenerbahçes po festonin fitoren në mesfushë, tifozët e Trabzonsporit kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët verdhë-blu.
Kur lojtarët e Fenerbahçes u përgjigjën, situata u kthye në një zonë lufte.
Imazhi i vetëm pozitiv pas ndeshjes së mbrëmshme në Trabzon ishin përpjekjet e mbrojtësit të majtë të Trabzonspor, Eren Elmali. Ai po pengonte tifozët teksa lojtarët e Fenerbahçes po vraponin drejt dhomës së zhveshjes.
Por, derisa fusha ishte kthye në skena kaotike, pati sulme edhe nga tribunat, por tani nga ana e kundërt.
Një zyrtar i Fenrbahces ka hedhur gjësende të forta në drejtim të tifozëve vendas, ndërsa goditi një person të moshuar me një filxhan kafeje, me këtë të fundit që nuk ishte i përfshirë.