VIDEO / Brenda zhveshtores së Leverkusenit, lojtarët nuk e kursejnë as Alonson

Tashmë ka filluar festa në stadiumin e Bayer Leverkusenit, pas fitores 5-0 ndaj Werder Bremenit në kuadër të javës së 29-të në Bundesliga.

Farmaceutikët siguruan titullin e parë në histori të tyre, pesë xhiro pa përfunduar sezonin 2023/24.

Kanë filluar të dalin pamjet brenda zhveshtores së Leverkusenit, derisa lojtarët dhe stafi nuk kanë kursyer trajnerin Xabi Alonso.

Spanjolli shihet duket u mbuluar me birrë nga stafi i tij dhe lojtarët, në skena të mahnitshme të fitimit të titullit kampion.

Padyshim se Alonso do të futet në histori të Leverkusenit, duke u bërë trajneri i parë që ua siguron titullin kampion në elitën e futbollit gjerman.


Shtuar 14.04.2024 21:58